| Kompania |
|
|
|
|
Kompania « INFOΔHM O.E. » ose « INFODIM O.E. » është krijuar në vitin 1992. Ajo ka si objektiv krijimin dhe zhvillimin e aplikimeve që janë rezultat i teknologjive të reja të informacionit dhe të komunikacionit (TRIK). Aktiviteti i saj kryesor lidhet me përdorimin dhe përpunimin e informacioneve gjeografike.
Zyrat e INFODIM ndodhen në një hapësire prej 700m2 në adresën: 21, Rruga 25 Mars. (25ης ΜΑΡΤΙΟΥ 21, ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗ në gjuhën lokale) në Selanik (Θεσσαλονίκη në gjuhën lokale).
Kompania ka në përdorimin e saj mjete moderne që bëjnë të mundur aplikime të preçizionit të lartë me qëllim vënien në zbatim të projekteve që kanë të bëjnë me teknologjitë e përparuara. Klientët tanë janë jo vetëm privatë, por edhe publikë.
Dy janë fushat kryesore ku firma INFODIM është kompetente:
- TRIK (Teknologjitë e Reja të Informacionit dhe të Komunikacionit) si edhe - Menaxhimi i skemave drejtuese për koordinime ndërdisiplinore
sipas fushave të mëposhtme: - shërbimet e specializuara në lidhje me teknologjitë e informacionit si p.sh. Sistemet Informative Gjeografike (SIG), - aplikime të shërbimeve në telematikë (shërbimet-e/telekomunikacioni), - vënia në zbatim dhe menaxhimi i hartave dinamike në internet (WebSIG, WebMapping), - bazat e të dhënave/informacione gjeografike, - dixhitalizimi (skanimi), - foto interpretimi,
- trajtimi i imazheve satelitare (teledetektim), -realizimi i programeve informatike (software) te specializuara, -konsulencë për sa i përket shërbimeve dhe mbështetjes teknike në komuna (OTA), në institucionet publike dhe në ato private (shoqata, industri), - konsulencë, parashikime, buxhete, vlerësime buxhetore për vënien në zbatim të projekteve europiane, - organizimi dhe mbështetja teknike për formimin e burimeve njerëzore, - menaxhimi i projekteve teknike dhe projekteve të zhvillimit, - studime, trajtime statistikash, punime ekonomike dhe sociale.
INFODIM është gjithashtu anëtar i institucioneve të ndryshme sipas listës së mëposhtme: - Dhoma e Industrisë së Selanikut (A.M. 27319) - GISIG (Grupi Ndërkombëtar i Sistemeve Informative Gjeografike – Geographical Information Systems International Group), organ për shkëmbimin e të dhënave. Ky institucion merr pjesë në programet e Bashkimit Europian (B.E.) dhe në avancimet e aplikimeve të tilla si SIG. - BCNET, Rrjet firmash që bashkëpunojnë me qëndrën europiane të informatikës - INFOSEC DATA BASE Direcorate General XIII-Direktorat i Përgjithshëm ( Bazë të dhënash për firmat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e sigurisë së të dhënave dixhitale) - Dhoma Këshillore Teknike e Greqisë (TEE) - Dhoma greke e firmave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e kërkimeve - EΠY Firme greke kërkuesish në elektronikë dhe informatikë -Unioni i specializuar i kërkuesve grekë në akuakulturë -Shoqata e firmave të specializuara në informatikë në Greqinë Veriore -Anëtar grek i Komunitetit të Interesave për të Dhënat Hapsinore (SDIC) në gjirin e Komitetit INSPIRE
Firmës i është njohur çertifikata ISO 9001:2000 në fushën e zhvilimit të aplikimeve informatike dhe aplikimeve të Sistemeve Informative Gjeografike.
INFODIM - Kompania në Google earth
|




Kompania









