| Aktiviteti ynë |
|
|
|
|
Dy janë fushat kryesore ku firma INFODIM është kompetente:
1 - TRIK ( Teknologjitë e Reja të Informacionit dhe të Komunikacionit) si edhe 2 - Menaxhimi i projekteve për koordinime ndërdisiplinore,
sipas fushave të mëposhtme:
- shërbimet e specializuara në lidhje me teknologjitë e informacionit si p.sh. Sistemet Informative Gjeografike (SIG), - aplikime të shërbimeve në telematikë (shërbimet-e/telekomunikacioni), - vënia në zbatim dhe menaxhimi i hartave dinamike në internet (WebSIG, WebMapping), - bazat e të dhënave/informacione gjeografike, - dixhitalizimi (skanimi), - foto interpretimi, - trajtimi i imazheve satelitare (teledetektim), -realizimi i programeve informatike (software) të specializuara, -konsulencë për sa i përket shërbimeve dhe mbështetjes teknike në komuna (OTA), në institucionet publike dhe në ato private (shoqata, industri), - konsulencë, parashikime, buxhete, vlerësime buxhetore për vënien në zbatim të projekteve europiane, - organizimi dhe mbështetja teknike për formimin e burimeve njerëzore, - menaxhimi i projekteve teknike dhe projekteve të zhvillimit, - studime, trajtime statistikash, punime ekonomike dhe sociale.
- Fushën e hartografisë: - kompania ka prodhuar një numër të madh hartash, jo vetëm të shkallës së mesme (1:10 000 – 1:1 000 000), por edhe të preçizionit të lartë (1:1000 – 1:2000). Bëhet fjalë gjithashtu për harta tematike dhe harta informacioni për « komitetin kulturor të kryeqytetit europian të kulturës – Selanik 1997 », mbështetje hartografike për realizimin e një studimi mbi trafikun (e automjeteve) në Selanik, harta dixhitale të shoqërisë « Rruga Egnatia SA), hartografi në mbështetje të Planit strategjik të zhvillimit të aeroportit të Selanikut, MAKEDONIA. - Në fushën e SIG në komuna: - kompania merr në ngarkim të gjitha fushat e aktivetetit të autoriteteve lokale (planifikimin urban, shërbimin teknik, shërbimin ekonomik, pronësinë bashkiake, zyrat e trajtimit, zyrat e ambientit, ndërrmarjet bashkiake). Ajo vë në zbatim një numër të madh projektesh në fushën e SIG. Në gjirin e autoriteteve lokale, kompania njihet si « drejtuese » në fushën e aplikimeve SIG. - Në fushën e menaxhimit të rrjeteve: - kompania ka një eksperiencë të madhe në menaxhimin ekologjik të ujrave dhe të sistemit të furnizimit me ujë, sistemeve kulluese, rrjetit të furnizimit me gaz, me energji elektrike, si edhe të sistemeve të komunikacionit. Kompania u ofron zgjidhje efikase shërbimeve kompetente (ujë për bashkitë dhe shoqëritë që merren me trajtimin e ujrave të zeza, shërbimet për furnizimin me gaz). - Në fushën e manaxhimit të ambientit: - kompania përgatit projekte për menaxhimin e ujrave, të burimeve energjitike dhe hapësirave të mbrojtura ajrore. Përdorimi i SIG ka nevojë për përdorimin e telemetrisë dhe të modeleve të stimulimit. Ja një shëmbull misioni: « Organizmi i të dhënave me qëllim vëzhgimin e matjeve në sipërfaqe dhe matjeve të ujrave të nëndheshëm, të nevojshme për vënien në zbatim të projekteve që kanë si objektiv përmirësimin e zonës së Thesalisë ». Kompania prodhon modele dixhitale për menaxhimin e bujqësisë së preçizionit (Precision Agriculture) në bashkëpunim me Shkollën Amerikane në Selanik. - Në fushën e parandalimit të katastrofave natyrore: - kompania ka vënë në zbatim sisteme të bazuara në përdorimin e SIG për të siguruar një mbështetje të dobishme, e cila funksionon falë përdorimit të modeleve të stimulimit dhe të manaxhimit të fluksit të automjeteve (Fleet Management). Disa nga projektet përfshijnë Mbrojtjen ndaj zjarreve në pyjet e Olimpit, të Voras (të Kaimaktsalan – i përfunduar), të Menoikios në prefekturën e Dramës (në punë e sipër), dhe të Gramozit në prefekturën e Kastorias (në punë e sipër). - Në fushën e teledetektimit, kompania vë në zbatim aplikime të teledetektimit falë proçeseve të imazheve pankromatike. Ajo prodhon harta topografike dhe shumëspektërshe për hartimin e hartave tematike dhe në mbështetje të projekteve specifike. Kompania bashkëpunon me të gjithë distributorët dhe furnizuesit europianë të imazheve satelitare dhe ajrore. - Në fushën e aplikimeve në telematikë, kompania ka vënë në zbatim aplikime te sistemeve inteligjentë të transportit me qëllim vëzhgimin dhe menaxhimin e fluksit të automjeteve. Ja një shëmbull i punimeve tona: « Furnizimi dhe instalimi i sistemit të identifikimit automatik dhe menaxhimit të fluksit të automjeteve në bashkinë e Kozanës ». |







