| Oferta punësimi |
|
|
|
|
Ne jemi të mendit se burimet njerëzore janë një faktor përcaktues për zhvillimin e kompanisë sonë. Kjo perspektivë bën që Burimet njerëzore të INFODIM të jenë në kërkim të specialistëve të njohur për eksperiencën e tyre. Duke pata parasysh që fusha e SIG (Sistemeve Informative Gjeografike) në territorin grek është në zhvillim e sipër, besueshmëria ndaj prodhimeve përparon në mënyrë të vazhdueshme. Kompania u jep personave që kërkojnë të arrijnë e tejkalojnë objektivat e tyre profesionale mundësinë e vënies së aftësive dhe njohurive të tyre në shërbim të saj.
INFODIM është në kërkim të bashkëpunëtorëve të specializuar, që janë të aftë tu përgjigjen vlerave tona ballë ndryshime të vazhdueshme të realitetit. Qëllimi ynë është që ti japim mundësinë secilit prej bashkëpunëtorëve tanë të emancipohet në gjirin e një ekipi dinamik, që secili prej tyre të mund të shpreh aftësitë e veta në fushat respektive me qëllim arritjen e objektivave të përbashkët të zhvillimit. Besimi në vetvete, fleksibiliteti dhe ndjenja e përgjegjësisë janë sekreti për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi gati tu mirëpresim për eksperiencën tuaj të parë profesionale ose në vazhdimësi të një eksperience profesionale të pasur. Nëse dëshironi të dërgoni propozimin tuaj si bashkëpunëtor consulent ose bashkëpunëtor titullar në fushën e zhvillimit të teknologjive të reja, ju lutemi dërgoni CV tuaj në Drejtorinë e burimeve njerëzore
Të gjitha të dhënat klasifikohen si konfidenciale dhe përdoren vetëm për trajtimin e burimeve njerëzore me qëllim vlerësimin sa më të mirë të kandidaturave.
|








